Rama i ftoi për bashkëqeverisje, Dashamir Shehi: Provokim!

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar thirrjen e Ramës për bashkëpunim me PD, për të cilën thotë se është një provokim që u bë edhe para zgjedhjeve.

“Është brenda linjës së Ramës se e provokoi edhe para zgjedhjeve dhe ia arriti që LSI-ja ta neutr

alizojë. Ky lloj diskutimi që thotë Rama duket si pro perëndimor, është miklues për disa arrivistë dhe karrieristë brenda PD-së. Si të thuash nje lloj karamele per disa qe e kanë prit pushtetin si burim material, qe ku do punoj une.

Sot unë shoh brenda PD-së, e them me dhimbje këtë, shoh fytyra që janë trishtuar jo se ka humbur e djathta, jo se ka humb demokracia, mua kjo me trishton se kam 25 vjet ne opozita, por se ka humbur perspektiva se ky do të bëhej drejtor i KESH-it, ai i leshit, ai a kupton ti. E i them kujdes kolegë opozitarë, beteja jonë është me moralin dhe me të drejtën, beteja jone eshte ta marrim të çojmë Shqipërinë në BE. Nëse duhet të çojmë Shqipërinë në Turqi u dashka bashkeqeverisje, unë jam kundër. Ne kemi nevojë për opozitë të fortë, jo lëmoshën e Ramës”, tha Shehu në A2.

 

 


Shtuar 30.04.2021 11:16