Hygerta Sako nuk njeh moshë, sfidon vajzat e reja me bikini (FOTO LAJM)

Gazetarja Hygerta Sako ka filluar pushimet verore në jug të vendit, nga ku poston vazhdimisht foto me sensuale.

Ish-miss Shqipëria nuk ka nguruar të na tregojë linjat trupore perfekte, si të ishte ende një vajzë e re, si asokohe kur u kurorëzua si më e bukura ndër vajzat shqiptare.

Kanë kaluar plot 25 vite dhe moderatorja Sako shkëlqen në fotot që ka publikuar së fundmi në Instagram.

Me një fustan plazhi me tantelle ulur në verandën e një lokali dhe duke shijuar pamjen mbreslënëse, Hygerta ka ekspozuar trupin elegant.

Bukuroshja ka publikuar dhe dy foto me bikini të zeza, duke marrë rreze dielli në plazhin e Dhërmiut.

Vajzat e reja me siguri janë “bërë xheloze”.


Shtuar 22.08.2020 06:34