Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Haller, ka bërë të ditur se ka kancer në testikul dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të pacaktuar derisa t’i nënshtrohet trajtimit.
Kështu, Dortmundi, i cili tashmë kishte gjetur tek ai zëvendësuesin perfekt për Haaland, i është dashur të lëvizë në treg dhe tashmë ka siguruar një zëvendësues: Modeste.
Siç raporton Sport 1, sulmuesi i Këlnit tashmë ka marrë ofertën e parë dhe së shpejti pritet një marrëveshje. Futbollisti do të nënshkruante një kontratë njëvjeçare.