Insigne bën atë që di të bëjë me mirë, mahniten në MLS (VIDEO)

Lorenzo Insigne ka gjetur golin e parë në MLS me fanellën e Torontos. Italiani ndëshkoi skuadrën e Nashville në fitoren 4-3 në transfertë.

Insigne shtangu portierin e skuadrës vendase me një goditje në afërsi të zonës.

Në këtë ndeshje realizoi edhe Federico Bernardeschi, i marrë pas largimit nga Juventusi, me penallti.