Nuk kanë kaluar ende 72 orë nga ngjarja tragjike në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase, dhe shqiptarët po provojnë se vërtet nuk marrin mësim nga pësimi.
Një aksident fatal ka qenë duke u shënuar sot në plazhin e Shëngjinit, ku ndërsa një pushues ndodhej shumë afër bregut, një jet ski sa nuk i merr jetën.
Siç mund të shihet dhe nga pamjet, ka qenë fati ai që e ka shpëtuar turistin, ndërsa policia bën sehir pavarësisht ngjarjes së kobshme të dy ditëve më parë./albeu.com