Dëshironi flokë të gjatë? Këto metoda nuk ju lënë në baltë

Shumica e femrave janë të pasionuara pas flokëve të gjata. Keni menduar ndonjëherë çfarë u bëjnë flokëve gratë indiane që i kanë kaq të gjatë dhe të shëndetshëm. Ky është sekreti, i cili ka lidhje me kujdesin që duhet të kemi ndaj flokëve, shkruan Gazeta Shëndeti.

Provoni maskën me vezë dhe konjak

Vezët janë plot me proteina, ndërsa konjaku përmban përbërësit taninë që ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe i bëjnë më voluminoze. Merrni 2 vezë dhe një gotë konjak. I përzieni ingredientët me një lugë, pastaj e aplikoni maskën tek rrënjët e flokëve. Shtoni vaj ulliri nëse doni ta aplikoni maskën në të gjithë gjatësinë e flokëve.

I lani flokët me uthull molle

Mjafton që ta aplikoni këtë trajtim disa herë në një muaj. Uthulla e mollës aktivizon folikulat e flokëve.

Aloe vera

Lëngu i aloe verës stimulon rritjen e flokëve dhe është i dobishëm për kujdesin ndaj skalpit të kokës. Ndani gjethet në gjysmë dhe shtrydhni lëngun. Aplikojeni lëngun në rrënjët e flokëve dhe masazhoni me kujdes sklapin për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe mundësuar absorbimin më të mirë të lëndëve ushqyese të aloe verës. Mbajeni maskën për të paktën 2 orë. Nëse doni mund ta mbani edhe gjatë gjithë natës.

Përdorni vajra esencialë

Vaji i bajames, livandës, rozmarinës dhe trumzës i sigurojnë skalpit të kokës një sërë vitaminash dhe përbërësish bimorë. I përzieni vajrat e përmendura me sipër të gjitha së bashku ose i shtoni tek maska me vaj kokosi. Aplikojeni maskën tek rrënjët e flokëve. Prisni për 2-3 orë. Në fund i lani flokët dy herë me shampon e zakonshme, në mënyrë që të hiqni mirë maskën me vajra./albeu.com