Romagnoli optimist: Lazio, do të të çoj në Champions League

Alessio Romagnoli ka kururëzuar ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Lacios. Ai mbërriti si lojtari i lirë pasi përfundoi kontratën me Milanin.

Italiani ndihet si në shtëpinë e tij dhe në një konferencë për mediat ka komentuar ditët e parë si lojtari i Lazios.

“Shpresoja të vija te Lazio, kemi kohë që flasim për këtë mundësi. Falë Lotitos dhe Tares, ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Unë isha i sigurt se do vija këtë një ditë.

Familja ime më ka mbështetur gjithmonë , ata ishin po ashtu të lumtur si unë për këtë lëvizje.

Obejtivat?

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është qëllimi i skuadrës. Grupi është i fortë, këtë ia kam thënë gjithmonë Tares në vitet e kaliura”, ka thënë ndër të tjera qendërmbrojtësi./albeu.com