Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë 5-vjeçar është përplasur për vdekje nga një skaf i cili drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.
Albeu.com ka siguruar pamjet pak momente pas ngjarjes.
Mësohet se Tase po kryente manovra të rrezikshme me gomonen e cila kishte dy motorë të fuqishëm dhe më pas humbi kontrollin duke shkaktuar një tragjedi.
Autori i cilë është një ish-shef i komisaritatit në Himarë, ndërsa tani mban detyrën e Komisarit në Elbasan është arrestuar nga policia, ku ka dëshmuar se skafi ka paraqitur probleme teknike./albeu.com