Sanchez duket se është bindur, marrëveshja me Marseille shumë pranë

Sipas mediave kiliane, Sanchez ka gjetur një marrëveshje me Marseille, njo kontratë dy vjeçare me vlerë 3 milionë euro në sezon, një pagë shumë më e ulët se ajo që merr tek Inter aktualisht.

Sanchez është i interesuar tani që të luaj në një ekip që është në Champions League dhe të ketë një vend titullari.

Thuhet se aksioni i Marseille do të fillojë zyrtarisht në momentin që të largojnë një ose dy lojtarë nga ekipi.

Inter po pret me padurim që sulmuesi kilian të largohet, pasi ai nuk është më në planet e Inzaghit dhe gjithashtu paga e tij e lartë dëmton zikaltërit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.08.2022 13:06