Kohët e fundit thuajse të gjithë janë prekur nga viroza, simptoma të cilat janë njësoj si ato të dimrit. Dhe kujdesja për të mos u prekur është e njëjta. Janë këto rregulla bazë që duhet të ndiqni.
Sigurohuni që të pushoni, të hani shëndetshëm, të ushtroni, të lani duart shpesh dhe të dezinfektoni sipërfaqet që përdorni rregullisht.
Sigurisht që këtë vit duhet të përballeni edhe me përhapjen e COVID-19.
Prandaj, duhet të shmangni hapësirat e mbyllura dhe kur nuk është e mundur, sigurohuni që të përdorni maskë nëse ka turmë dhe të respektohen sa më shumë masat e distancimit social.
Për të zvogëluar shanset për t’u prekur nga një sëmundje e shkaktuar nga insektet, mbuloni sa më shumë nga trupi juaj me veshje të lehta kur kaloni kohë jashtë. Përdorni repelent ndaj insekteve që përmban DEET ose një përbërës tjetër të miratuar nga EPA.
Shmangni zonat e larta, me bar ose zonat me ujë të ndenjur dhe, nëse mundeni, kufizoni aktivitetin tuaj në natyrë kur insektet janë më aktive, pra në agim dhe muzg./albeu.com