E akuzuar për fshehje të pasurisë, shtyhet procesi në GJKKO ndaj Etleda Çiftes

Prokurori i çështjes, ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj anëtares së KPK-së, Etleda Çiftja e cila akuzohet për fshehje pasurie.

Shtyrja e seancës është kërkuar nga vetë prokurori i çështjes i cili si shkak ka dhënë problemet shëndetësore që ka.

Procesi në GJKKO është shtyrë për në 12 shtator.

Ndërkohë avokati i Etleda Çiftes deklaroi se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështje ishte nëpërmjet gjykimit të shkurtuar./albeu.com


Shtuar 29.07.2022 14:23