Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët në bashkitë e Krujës dhe Shijakut.
Në Krujë deputeti me më së shumti vota është kandidati i partisë Socialiste, Rrahman Rraja , emri i të cilit është lakuar jo pak për lidhje të dyshimta me elementë kriminalë. Rraja ka mundur të marrë 7099 vota.
Ndërsa kandidatja e dytë më e votuar është e partisë Demokratike, Andia Ulliri me 4993 vota.
Përsa i përket shpërndarjes së votave mes kandidatëve në Bashkinë e Shijakut, përfundimi i procesit të numërimit ka nxjerrë këto rezultate:
Më i votuari është deputeti i partisë socialiste, Jurgis Cyrbja me 2658 vota ndërsa i dyti është kandidati i partisë demokratike Rezeart Tusha me 2566 vota.
KRUJA: 92/92
Partia Socialiste
1.Rrahman Rraja 7099 vota
2.Denis Deliu 2651
3.Edi Rama 1629
4.Milva Ekonomi 662
5.Arkend Balla 399
Partia Demokratike
1.Andia Ulliri 4993 vota
2.Merita Bakiu 2789
3.Selman Tema 1836
4.Edi Paloka 536
5.Manjola Luku 494
SHIJAKU: 54/54
Partia Socialiste
1.Jurgis Cyrbja 2658
2.Ilir Ndraxhi 2207
3.Edi Rama 661
4.Lefter Koka 306
5.Arkend Balla 253
Partia Demokratike:
1.Rezeart Tusha 2566
2.Agron Duka 728
3.Manjola Luku 449
4.Igli Cara 312
5.Edi Paloka 294