Ilir Meta mbledh sot komitetin organizativ të Partisë së Lirisë: Do organizojmë revolucionin!

Partia e Lirisë do të mbledhë ditën e sotme komitetin organizativ të saj, nën drejtimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Lajmin e bëri të ditur ish-këshilltari i Metës në kohën kur ky i fundit ishte në postin e Kreut të Shtetit.

Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook bën me dije se “sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator”.

Sipas tij qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion./albeu.com/