Riyad Mahrez shënoi golin e fitores për Manchester Cityn në Paris, pasi iu lejua të ekzekutonte gjuajtjen e lirë nga Kevin de Bruyne.
Skuadra e Ligës Premier kishte një mundësi të shkëlqyeshme për të kaluar në avantazh në Parc des Princes kur ata fituan një goditje dënimi nga mbi 25 metra.
De Bruyne ishte favoritë për të ekzekutuar atë gjuajtje të lirë, por shoku i tij i ekipit i kërkoi leje për ta marrë atë.
Belgu i tha Mahrezit se nëse ishte i sigurt në aftësinë e tij, ai nuk kishte asnjë problem me të që të gjuante.
“Ai më pyeti nëse mund ta merrte atë dhe unë thashë: ‘Nëse beson te vetja, merre’”, ka thënë De Bruyne pas ndeshjes.
“Ai shënoi golin kështu që kush jam unë për të thënë diçka për këtë?”, ka shtuar më tej belgu.
Manchester City e zhvillon takimin e dytë të martën e javës së ardhshme në Etihad Stadium dhe ka përparësi të dukshme përballë PSG-së.
Mahrez goal
Beautiful strike #PSGMCI pic.twitter.com/WSkyxiaSRN— Tade Lekan (@T_Laycon) April 28, 2021