Janë arrestuar dy kontrollorë të doganës së Kapshticës nga AMP.
Operacioni është finalizuar ditën e sotme, ku 2 kontrollorët Denis Manoku dhe Ardian Prenja, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke kryer falsifikime kompjuterike.
Ata kanë kryer regjistrime fiktive për mjete me targa të huaja.Operacioni është ende në vijim, ku pritet të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë.