Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 vjet e 4 muaj burg dhe 120 mijë euro gjobë si dhe me dëbim nga Italia pasi u kap me 20 kilogramë kokainë.
Sipas autoriteteve italiane në makinën e tij u gjetën rreth 10 kilogramë kokainë, ndërsa pas kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe 10 kilogramë të tjera lëndë narkotike po të llojit kokainë. Policia italiane bën të ditur se droga arrin vlerën e disa milionë eurove.
Shqiptari ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjykata e Rovigos nuk e mori parasysh duke e dënuar me 15 vjet burg. 36-vjeçari shqiptar ishte përfshirë edhe më parë në rastet e trafikut të drogës.
Në vitin 2016, në fakt ai ishte arrestuar në Padova, pasi sipas akuzave, në shtëpinë e tij në Campodarsego, ishin gjetur 75 kilogramë marijuanë, 11 kilogramë heroinë dhe një kilogramë kokainë.