Ndërsa bosët e inceneratoëve nga Klodian Zoto e Mirel Mertiri, janë shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë me një reagim në Facebook, duke mbajtur çështjen në vëmendje.
Manjani shkruan se mafia e inceneratorëve nuk ndodhet jashtë vendit, në SHBA e Britani, por në Shqipëri dhe shkruan se nuk duhet të lodhemi duke përmendur e dëgjuar këtë fjalë, pasi qëllimi i tyre ky është, të harrohen.
Ndër të tjera ai shkruan se inceneratorët janë prova publike të mafias në pushtet.
Postimi i Ylli Manjanit:
Ore prapë po them: IN-CE-NE-RA-TO-RËT!
Aty fle lepuri!
Kontratat për 3 incenerarorë, ku vetëm njëri u bë edhe ai nuk punon, janë vjedhje.
Fshehja e tatimeve dhe taksave me paratë e përfituar nga vjedhja e parë, është vjedhja e dytë që i bëhet këtij shteti e këtij mileti!!! Ky i fundit ftohet të harrojë mendjen me nongratëllëqe….
Më tej akoma, futën në skemë pleq nga azili dhe të vdekur të cilët kanë blerë beton, hekur e naftë tek firmat e njohura si “oligarkët”. Kanë blerë edhe vaj, sheqer e ushqime për inceneratorët…
Pleqëria e përfshirë në skemë as që e ka idenë!!!
Mafie e pastër!
E ulur këmbëkryq në Shqipëri. Jo në Uashingon, as Bruksel e as në Londër. Këtu ore këtu, në Shqipëri.
Inceneratorët. S’ka temë tjetër.
U bezdisët nga përsëritja e kësaj fjale?!
Nëse po, ju kujtoj se qëllimi i mafies në pushtet është ta harroni këtë temë!
Ai ofron teatër me ambasada e nongratëllëqe. Ju ofron lojra e divertimente që të harroni mafien. Mafien që po vret shqiptarët çdo ditë.
Unë do ta përsëris.
Do insistoj deri në dhimbje.
Inceneratorët janë prova publike e mafies në pushtet!
Vrasjet për larje hesapesh janë pasoja më e dhimbshme e politikës mafioze.