Britania e Madhe sanksionoi emra të njohur në Shqipëri, reagon Yuri Kim: Të përballen!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Britania e Madhe ka vendosur sanksione për emra të njohur në Shqipëri. Kim shkruan në një postim në rrjetet sociale se SHBA e mirëpret këtë veprim. Ambasadorja thekson ndër të tjera se kush ka abuzuar me besimin e publikut duke u pasuruar për vete do të përballet me drejtësinë.

Britania e Madhe ka njoftuar sot përmes një deklarate të fortë se vendi do të marrë masa ndëshkuese për individë në Shqipëri që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin.


Shtuar 21.07.2022 16:11