Nga modele në muratore, ja kush është 18-vjeçarja që punon llaç në Angli

Në moshën 18-vjeçare, anglezja Francesca Hawley ka lënë mënjanë pasarelat dhe studimet universitare për të zgjedhur që të bëjë një profesion që t’i bën pis duart.

Në kuptimin e vërtetë të fjalës, adoleshentja angleze filloi punë në kompaninë e ndërtimi të babait të saj. Françeska do të jetë muratore, të paktën tani për tani. Ish-modelja tashmë vazhdon të tregojë jetën e saj në Tik Tok, pasi kaloi nga make-up dhe sfilatat e modës te këpucët e sigurisë.

@francescagraceh ? ? #JDSummerDrip #fypシ ♬ original sound – Braxnik_Invest

Prania e videove që e tregojnë atë të veshur me xhaketa, pantallona me xhepa të mëdhenj dhe tuta është konstante në profilin e Francesca Hawley.

Ajo dokumenton punën e saj me kërcime zbavitëse. Gjithashtu gjen pamje nga dita e saj e re mes karrocave dhe kovave të llaçit. Momentet e pauzës të përshkruara në rrjetet sociale kapin gjithnjë e më shumë fansa, edhe pse ende nuk e besojnë dot pikën e kthesës në jetën e saj.
Ajo vazhdon drejt e duke i shpjeguar se ndryshimi e mbush me gëzim, pasi i lejon të kalojë kohë duke punuar me të atin./albeu.com

 


Shtuar 20.07.2022 18:44