Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga Kruja pasi gjatë një kontrolli në mjetin e tij të blinduar i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë, pa leje. Në mjet me të ka qenë dhe një shtetas tjetër, të cilit gjatë kontrollit të banesë iu gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, bizhuteri të ndryshme floriri, për të cilat ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës, si dhe një shumë parash. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e burimit të sendeve me vlerë dhe të shumës së parave.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Driving”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”.
Qarkullonte me armë zjarri në automjet të blinduar, vihet në pranga 26-vjeçari.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak, bizhuteri floriri, një shumë parash dhe automjeti i blinduar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në Kashar, një shtetas i armatosur po lëvizte me një automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Driving”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– E. D., 26 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin S. R., 59 vjeç, në Kashar, shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e blinduar, që drejtohej nga shtetasi E. D.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. R., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, bizhuteri të ndryshme floriri, për të cilat ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës, si dhe një shumë parash. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e burimit të sendeve me vlerë dhe të shumës së parave.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Vijon…