Deputetja Flutura Açka gjatë fjalës së saj është shprehur që deputetët të mos flasin më për vdekje, por për jetën dhe prosperitetin.
Fjala e saj i drejtohej kryesisht deputetëve socialistë, që flisnin për vdekjen e Sali Berishës.
Ajo tha se në Kuvend duhet të flitet për jetën dhe për shpresën.
Deputetja demokrate gjithashtu kërkoi më shumë respekt ndaj kolegëve duke u kujdesur për etikën.