18-vjeçari që u fut në det për të shpëtuar dy të miturit, u gjet pa shenja jete. Lajmin e bën të ditur policia përmes një njoftimi zyrtar. Burime bëjnë me dije se 18-vjeçari është Anri Kashniku nga Durrësi.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K./albeu.com