Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka bërë sërish thirrje SPAK që të mos zgjasë hetimet për inceneratorët dhe kompanitë që ka kanë kryer avazion fiskal.
Sipas saj, shqiptarëve po u zhvaten nga 80 mijë euro çdo ditë që kalon.
“Çdo ditë që zgjatet inceneratori i Tiranës, dhe i bëj thirrje SPAK që mos ta zgjasë më, çdo ditë që zgjatet kontrata e inceneratorit te Tiranes, shqiptareve i grabiten 80 mijë euro në ditë. Keto para me e pakta do te ishin ndihme financiare per zyrat e Prokuroreve te cilet mund te kishin me kollaj per te pasur me shume staf per te pasur me shume mundesi per te zbardhur problemet e drejtesise”, tha Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, “vepra penale e koncensionit te paligjshem te inceneratorit te Tiranes deri ne sekonden e fundit quhet veper penale. Ai qe e ka firmosur duke devijuar ne menyre te paligjshme nje koncension te paligjshem, nuk shpeton deri sekonden e fundit te ketij koncensioni 30-vjeçar”.