Berisha: Nesër protestë epike, shqiptarët të na bashkohen!

Ish-kryeministri Sali Berisha në promovimin e librit të shoqërisë civile “Shqipëria në Rrezik”. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se nesër, 7 korrik, do të jetë një protestë epike dhe u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë.

“Në promovimin e këtij libri që është nga njëra anë homazh për kauzat e shoqërisë civile, të cilët në kushte të vështira kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza, por nga ana tjetër është një mesazh thirrje për shqiptarët të bashkohen me këto kauza të drejta, kauza të cilat kanë një emërues, mbrojtjen e lirive të shqiptarëve. Është një nderim dhe homazh për ata që nesër do mbushin bulevardin në një protestë epike do thoja unë, të një rëndësisë jetike për vendin, pasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, financat, qenien, dinjitetin e qytetarëve. Temperaturat janë të larta, por më e lartë është edhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave të lirive, gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve. Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe sëbashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta, që është barrakuda e protestës sonë, ne do ecim të pandalshëm në këtë rrugë sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as dhe një ditë të vetme”, tha Berisha./albeu.com