“Tërbohet” 48-vjeçari në Tiranë, tenton të përplasë me makinë gruan

Një 48-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka tentuar të përlasë me makinë bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj këtij të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com