Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kanë nxjerrë fitimtarë Partinë Socialiste me përafërsisht 74 mandate. Ndërkohë që numërimi i votave po shkon drejt fundit, pasi kanë kaluar rreth 90% ende nuk ka asnjë sinjal nga selia blu.
Burime për “Abc” bëjnë me dije se kryedemokrati Lulzim Basha po ndjek minutat e fundit të procesit të numërimit nga zyra e tij në seli ku edhe ka mbërritur që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se bashkë me të në zyrën e tij ka qenë edhe koordinatori i Posaçëm Politik Eduart Halimi, i cili ka biseduar me Bashën për rreth 60 minta dhe më pas është larguar. Megjithatë ende nuk dihet nëse kryedemokrati do të dalë sot për të pranuar humbjen.