Para pak ditësh, Verratti ishte duke kaluar pushimet me gruan e tij në shtëpinë e Ronaldo Nazario në Ibiza.
Mesfushori italian i PSG-së u grabit nga disa persona të maskuar, ku ata i vodhën një pjesë të mirë të bizhuterive ku thuhej se kapnin vlerën e 3 milionë euro.
Policia spanjolle ka njoftuar se ka ndaluar një makinë mëngjesin e së mërkurës në të cilën ndodheshin edhe grabitësit, njëri prej tyre shqiptar, gjë të cilën e kanë konfirmuar dedhe mediat spanjolle.
Të dyshuarit e parë kanë rënë në Denia, pikë e portit ku kishin lëvizur me traget dhe ku u identifikuan dhe arrestuan nga agjentë të Policisë Kombëtare, siç konfirmojnë burime pranë rastit. Policia Kombëtare do të kishte praktikuar të paktën edhe një arrestim në një pikë tjetër të Gadishullit. Automjeti ishte i pajisur me kuti në të cilat ruhej një pjesë e grabitjes. Policia Kombëtare bëri katër arrestime të tjera në Malaga, tre burra dhe një grua.
Personat e ndaluar dhe të arrestuar dyshohen se janë pjesë e një bande të madhe shqiptarësh dhe spanjollësh të cilët realizojnë grabitje nëpër banesa dhe cilësohen si një organizatë kriminale./ h.ll/albeu.com