VIDEO/ Gafa e Neuer pas vetëm 6 sekondash i dhuron Augsburgut golin më të shpejtë në histori

Augsburgu po kryeson 1-0 ndaj Bayern Munich në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Bundesligës gjermane.

Avantazhi erdhi vetëm gjashtë sekonda pas nisjes së ndeshjes, kur portieri bavarez Manuel Neuer bëri një gabim të rëndë me topin e marrë nga mesi i fushës.

Të lidhura

None found

Robin Fellhauer shfrytëzoi menjëherë situatën: topi u përplas fillimisht në trupin e tij dhe më pas përfundoi drejt portës së pambrojtur, duke u ndalur në rrjetë.


Shtuar më 10.10.2026 16:45