Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim në zyrën e tij me myftiun Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës u trajtuan marrëdhëniet bashkëpunuese mes institucioneve, realizimi i projekteve të përbashkëta, solidariteti qytetar, vlerat shoqërore e kombëtare dhe zhvillimet politike në rajon e më gjerë.
Kurti bëri të ditur se me myftiun Tërnava diskutoi edhe për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ai e cilësoi vendimin të padrejtë dhe të pasaktë, ndërsa theksoi rëndësinë e punës në vijim për suksesin në apel.
Sipas kryeministrit, myftiu Tërnava e kishte uruar një ditë më parë për zgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka Pula. Kurti tha se kjo zgjedhje shmangu zgjedhjet e katërta parlamentare brenda më pak se dy vitesh dhe krijoi mundësinë për rikthimin e stabilitetit institucional.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për rolin konstruktiv dhe kontributin e rëndësishëm të Bashkësisë Islame të Kosovës ndaj popullit të Kosovës.






