Pierangela Repanati, një gazetar 57-vjeçar dhe ish-kryetar i bashkisë së Lodi-t është gjetur i pa jetë pasi është goditur dy herë me thikë në fyt në kopshtin e shtëpisë.
Fqinjët thanë se dëgjuan disa thirrje për ndihmë nga kopshti i tij.
Një dëshmitar nxitoi për ta parë se çfarë po ndodhte dhe gjeti trupin i viktimës të shtrirë afër derës.
Hipotezat e para të hetuesve nuk përjashtojnë që Repanati të jetë sulmuar pasi ka zbuluar grabitësit në shtëpinë e tij. Në momentin e sulmit ai ishte në kopsht duke ujitur lulet.
Magjistrati kujdestar ka mbërritur në vendngjarje me policinë dhe po kryhen hetimet e para.
Gazetari jetonte vetëm dhe aktualisht punonte si konsulent në një studio në Lodi./albeu.com