Një aksidenti i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Pogradec – Korçë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, shoferi dhe pasagjeri.
Një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga pasi shoferi ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.
Për shak të shpejtësisë tej normave të lejuara, trafikndarësja ka përshkuar të gjithë makinën.
Për shkak të dëmtimeve të shumta të mjetit, është dashur ndihma e forcave zjarrëfikëse për të nxjerrë shoferin.
Shoferi është identifikuar si Ilirjan Ceci, ndërsa paragjesi si Shpëtim Beqiri.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 25.06.2022, rreth orës 13:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi I. C., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com