“BE nuk duket shumë e shëndetshme”, Rama: Zgjerimi është transformuar në një mjet që merr peng shtetet e tjera për hir të problemeve të brendshme

Kryeministri Edi Rama në samitin Europian Whatchu ka folur për mos çeljen e negociatave në BE-në.

Rama tha se Ballkanin Perëndimor nuk e pret një dimër i thjeshtë dhe se BE nuk është shumë e shëndetshme duke mos ofruar një hapësirë të sigurt për atë që mund të vijë.

“Ka diçka më të thellë që është humbur dhe që duhet rikuperuar shpejt. Të gjithë dëgjojmë se Putin është sëmurë, mund të jetë e vërtetë apo të ose jetë e vërtetë. Nga ana tjetër BE nuk duket shumë e shëndetshme dhe hapësira jonë nuk është e mbrojtur mirë nga ajo që mund të vijë. Dëgjova nga një mikun francez këtu se Putin ka bërë të kundërtën e asaj që thoshtë, por është shumë herët për tu thënë se nuk duket që dimri i ardhshëm do të jetë I lehtë. Nuk duhet ta marrim të mirëqenë cakun e durimit të opinionit publik në Eu me cakun e atyre në Rusi që as nuk ekziston. Sa më shumë njerëzit kanë aq më pak janë të pirur të heqin dorë nga një gjë e vogël. Nga ana tjetër, çmund të them. Në cepin tonë të botës, meqë ra fjala, BE është realiteti i vetëm gjeografik dhe në mes është kjo copëz bote që quhet Ballkan për të cilin besoj se Austria është i vetmi vend që ka vizion krejt të sigurt, që pavarësisht çështjeve të brendshme, kurrë nuk e ka tradhtuar. Ajo që ndodhi me Bullgarinë ishte simboli sesi zgjerimi është transformuar në një mjet që merr peng shtetet e tjera për hir të problemeve të brendshme”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 25.06.2022 15:06