Sprint 95,3 metra, Theo Hernandez fiton çmimin e golit më të bukur në Serie A (VIDEO)

Një sprint prej 95,3 metra. Lega Serie A njoftoi në profilin e saj në Twitter se goli i Theo Hernandez ndaj Atalantës është shpallur më i bukuri i sezonit 2021/2022.

Një kryevepër e shpejtësisë, fuqisë dhe teknikës që emocionoi 75 mijë tifozët e pranishëm në San Siro dhe më gjerë. Ka nga ata që e krahasuan me një gol si Weah, Shevchenko, madje edhe Maradona, por përveç bukurisë, ai gol ishte edhe shumë i rëndësishëm.

Ai gol erdhi në ditën e parafundit të kampionatit, në betejën e plotë kundër kushërinjve, rivalit të Interit./h.ll/albeu.com

Shtuar 25.06.2022 14:52