Vijon numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjet e 25 prillit, teksa deri në orën 22:11 në shifrat e publikuara nga KQZ vijon të kryesojë Partia Socialiste.
Sipas të dhënave të KQZ, PS rezulton të ketë marrë 545261 vota, PD 438477 vota, LSI 76095 dhe PSD 24901
Qarqet tashmë ndahen në 8 për PS dhe 4 për PD. Kjo pasi gjatë orëve të mbrëmjes pati përmbysje të rezultatit në Dibër, ku deri më tani kryeson Partia Demokratike.
Por si ndahen mandatet
Në Qarkun e Dibrës, PS ka 2 mandate dhe PD 3 mandate.
Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.
Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate deputeti.
Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.
Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.
Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.
Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate.
Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.
Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 3 mandate, PD 5 mandate, PSD 2 mandat dhe LSI 1 mandat.
Në Qarkun e Tiranës, PS ka 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.
Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.
Në Bera, PS 4 mandate, PD 2 mandate, LSI 1 manda
Në rang kombëtar, PS ka 73 mandate, PD 59 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD 3 mandate.