ZGJEDHJET 2021/ PD rrit “marshin” në Durrës, PS nis tensionet te vendnumërimet

Partia Demokratike po fiton ndjeshëm terren kundrejt Partisë Socialiste në qarkun  e Durrësit.

Deri më tani në qarkun e Durrësit janë numëruar 212 qendra votimi nga 481 në total.  Konkretisht  në Durrës janë numëruar 64274 vota të vlefshme.

arku i Durrësit deri më tani po udhëhiqet nga Partia Socialiste me 33363 vota.

Ndërkohë Partia Demokratike vjen më pas me 25544 vota. Në vendin e tretë deri më tani renditet partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ajo që vihet re në Durrës, është rritja e numrit të votave në mënyrë të shpejtë për Partinë Demokratike. Kjo ka rritur edhe tensionet në disa KZAZ.

Konkretisht në KZAZ nr.22, e vendosur tek palestra e shkollës 9-vjeçare ‘Marie Kaçulini’ ka rinisur procesi i numërimit ndërsa jashtë kësaj KZAZ-je kishte grumbullime njerëzish.

Aty ndodhej edhe kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj. KZAZ nr.22 ka qendrat e votimit të zonës së plazhit, Shkozetit dhe ish-Kënetës.

Kujtojmë se numërimi në Durrës ka nisur më vonë se në të gjithë Shqipërinë. Një natë më parë, numëruesit e PD-së u tërhoqën për disa orë dhe nuk po nisnin procesin e numërimit, i cili filloi vetëm pas orës 04.00. /Abc


Shtuar 26.04.2021 22:28