Gara mes PS dhe PD në Dibër vazhdon të jetë tejet e ngsuhtë, me qarkun që gjatë gjithë ditës u kryesua nga Partia Socialiste dhe vetëm pak orë më parë opozita “parakaloi”.
Partia Demokratike mban mandatin e tretë në këtë qark falë epërsisë fare të lehtë prej vetëm 25 vota me Partinë Socialiste.
Forcë e tretë në këtë qark është LSI-ja që ka grumbulluar 3810 vota, të pamjaftueshme për të siguruar një mandat.
Sjellim në vëmendje që nëse PD dhe LSI do të garonin një koalicion me formulën e vjetër nuk do ta diskutonin mandatin e tretë në këtë qark.