Dekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin e Pejës, Bakir Kelmendi ka humbur betejën me jetë për shkak se ishte infektuar me koronavirus. Lajmin e hidhur e konfirmoi Ali Berisha nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës.
Aleanca shkruan në Facebook se Kelmendi ka testuar pozitivisht ndaj koronavirusit, i cili në fund i mori jetën. Gjithashtu shprehen ngushëllime familjes së të ndjerit.
Deri tani, Kosova ka regjistruar 6917 të infektuar nga koronavirusi ndërsa kanë humbur jetën 169 prej tyre.