Fatma dhe Alfio prezantojnë për herë të parë djalin e tyre

Fatma dhe Alfio zgjodhën ta mbanin sekret portretin e bebushit të tyre, deri më tani.

Për herë të parë çifti na prezantoi me vogëlushin, që duket se është rritur më shpejt nga ç’mund ta përfytyronim.

Gjatë një interviste për Revista Who, Fatma, jeta e së cilës ka ndryshuar 100% pas ardhjes së bebushit, tha se nuk kishte menduar dhe parashikuar ardhjen e tij. Noah, erdhi papritur, si çdo gjë tjetër e bukur në jetë.

“Unë kam dashur gjithmonë një bebush, madje jam fans i familjes së madhe. Tani që e kemi Noah-n kemi filluar të mendojmë që duhet ta kishim bërë më parë.”- u shpreh Alfio.

Përsa i përket prindërimit, dyshja pranon se e ndjenin veten të tillë sa herë Noah shkelmonte.

“Ishte lajmi më i bukur i jetës sonë, sa herë Noah shkelmonte ne e ndjenim veten prindër. Nuk besoj që na u desh kohë, çdo gjë zëvendësohet me një lumturi të pashpjegueshme dhe gjithçka rrjedh natyrshëm. Pastaj me mungesën e gjumit nuk jemi ambientuar ende.”


Shtuar 26.07.2020 06:35