Burri godet me thikë në shpatull gruan në Kamzë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një familje në Bathore, Kamëz.

Një burrë ka goditur me thíkë në shpatull bashkëshorten e tij pasi janë përfshirë në një shèrr. Gruaja është shoqëruar në spítal për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Është e paqartë si ndodhi ngjarja dhe çfarë e shkaktoi konfliktin mes çiftit, ndërsa pòlicia bën me dije se burri i identifikuar me incialet F.K., 56 vjeç u shoqërua për në polici.

Shtetasi F.K., 56 vjeç, u shoqerua në Komisariatin e Pòlicisë Nr.5, për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 26.07.2020 06:26