Rama kritikon me batuta qeverinë Kurti: Keni zvogëluar shkronjat, kurseni letrën

Në mbledhjen e dy qeverive në Kosovë nuk kanë munguar as batutat. Ndërsa u shpërndanë dokumentet e marrëveshjeve që do të firmosen, kryeministri Rama kritikoi qeverinë Kurti për zvogëlimin e shkronjave, duke i thënë se janë qeveri që kursejnë.

“Që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë, shkronjat kanë zvogëluar. Ndoshta për kursim letre, me ndihmën e durimit tuaj po kërkoj pikën që duhet të lexoj”, tha Rama duke i dhënë fjalën ministrit të Arsimit të Kosovës, që të flasë për pranimin e studentëve në universitetet shqiptare dhe anasjelltas.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/862143871842961/


Shtuar 20.06.2022 11:39