Sherr në Vlorë, policia arreston dy të rinjtë

Në qytetin e Vlorës shoqëruar nga policia dy persona të cilët janë konfliktuar me njëri tjetrin për motive të dobëta.

Konflikti ka ndodhur rreth orës 12:20 në lagjen “Partizani” ku shtetasi V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Të dy shtetasit janë shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 26.04.2021 14:17