ZGJEDHJE 2021/ Numërohen 2272 nga 5199 kuti, PS 49.38 %, PD 38.98 % dhe LSI 7.13 %

Deri në orën 13:51 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 2272 kuti nga 5199 në total në rang vendi.

Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 317.935 vota ose 49.38 %.

PD-AN ka marrë 250.979 vota ose 38.98 % .

LSI në rang vendi ka marrë 45.919 vota ose 7.13 %.

PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 13.089 ose 2.03 %.

Deri tani janë 31.870 vota të pavlefshme në rang vendi.

Vijon procesi i numërimit në të gjithë vendin.


Shtuar 26.04.2021 14:20