Prej mbrëmjes së djeshme në Shqipëri vazhdon numërimi i votave të hedhura ditën e djeshme nga shqiptarët.
Nga orët e para të numërimit, procesin e kryeson PS ku deri më tani sipas të dhënave nga KQZ pretendon 77 mandate e ndjekur nga PD me 56 mandate.
Ndërkohë ku janë numëruar më shumë se 40% e kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë të dhënat janë:
Nga 12 qarqet në Shqipëri, KQZ bën me dije se PS kryeson ndjeshëm në 9 qarqe duke lënë PD me vetëm 3 qarqe në kryesim.
Deri në orën 13:41, të dhënat zyrtare flasin:
PS– 77 mandate – 331 713 vota/49.28 %
PD-56 mandate- 247 600 vota/ 38.9 %
LSI– 5 mandate- 45 277 vota / 7.11 %
PSD– 2 mandate- 12 785 vota / 2.01 %
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ mes PS dhe PD deri tani ka një diferencë prej 84 mijë votash. /albeu.com/