Garo optimiste: Në fund të numërimit qytetarët do të shohin se sa e madhe është fitorja e PD

Partia Demokratike ka dalë pak momente më parë në një konferencë për mediat me anë të zëdhënëses së fushatës, Floriana Garo.

Garo është shprehur së në fund të numërimit fitorja e opozitës do të jetë e madhe.

Deklarata:

Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim.

Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme.

Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.

Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë.

Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht.


Shtuar 26.04.2021 14:02