Dyshohet se i ka dhënë një listë me emra për të eliminuar, Dumani po përballet me Erion Alibej në SPAK

 

SPAK është duke marrë sërish në pyetje sot serial – killerin Nuredin Dumani, këtë herë në ambientet e Prokurorisë edhe pse ky i fundit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se Dumani është duke u ballafaquar me Erion Alibej, ky i fundit dyshohet se e ka porositur për të eleminuar disa persona.

Kjo është faza përmbyllëse e hetimit nga prokurorët e SPAK dhe do të bëhet një ballafaqim për dëshmitë e dhëna deri më tani./albeu.com


Shtuar 17.06.2022 12:27