Lukaku fluturon në Londër për t’u çliruar nga Chelsea, Interi pret përgjigje

“Lukaku fluturon për në Londër për t’u çliruar nga Chelsea”, shkruan “Corriere dello Sport”.

Nuk mund të flasim për një sprint final, por këto janë ditë të nxehta për rikthimin e mundshëm të Romelu Lukakut tek Interi. Belgu ka mbyllur kllapat në kombëtare dhe prioriteti i tij është rikthimi në Inter.

Lukaku do të veprojë përsëri personalisht për të shkuar në Londër dhe për të arritur një marrëveshje me Chelsean që të largohet në drejtim të Interit.

Afati i 30 qershorit është afër, pas kësaj date, Dekreti i Rritjes nuk mund të përdoret.

Për momentin, hipoteza më e besueshme për rikthimin e Lukakut te zikaltërit duket të jetë ajo e një huazimi të dyfishtë me shlyerje përfundimtare./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.06.2022 10:00