Një prej këshilltarëve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Mihailo Podolyak, ka publikuar listën e armëve që ka nevojë Ukraina për t’i dhënë fund luftës në këtë vend.
Ai madje përmes një postimi thotë se është shprehur i drejtpërdrejtë me kërkesën e tij sa i përket armëve, për të cilat kanë nevojë të mbrohen nga agresioni rus.
“Do të jem i drejtpërdrejtë: Për t’i dhënë fund luftës dhe dëbuar forcat ruse nga Ukraina, kemi nevojë për armë të rënda”, ka shkruar Podolyak në llogarinë e tij në Twitter.
Më poshtë ju sjellim listën e plotë të armëve që sipas tij ka nevojë Ukraina:
300 MLRS- (sistem raketor)
500 tanke
2000 mjete të blinduara
1000 dronë./albeu.com
Being straightforward – to end the war we need heavy weapons parity:
1000 howitzers caliber 155 mm;
300 MLRS;
500 tanks;
2000 armored vehicles;
1000 drones.Contact Group of Defense Ministers meeting is held in #Brussels on June 15. We are waiting for a decision.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) June 13, 2022