Java rikthen reshjet dhe rrebeshet, meteorologia zbulon kur do dalë dielli dhe a mund të bëni plane për fundjavën

Ka filluar dita e sotme dhe java kryesisht me kthejllime, por nuk pritet të përfundojë kështu. Pas mesditës sot dhe nesër presim preznecë të reshjeve.

Kemi disa ditë me diell dhe më pas sërish reshje. Temperaturat mbeten relativisht freskët krahasuar me ditët e para të qershorit.
Gjatë ditës së sotme moti është i paqëndrueshëm kryesisht në gjysmën lindore të vendit aty ku gjatë pasdites presim edhe prezencë të reshjeve. Do të ketë rebeshe të izoluara kryesisht në veri-lindje, Hasi, Kukësi, Peshkopia do të kenë momente të shkurtra me rebeshe shiu.

Termometri sot luhatet nga 11-30 gardë celcius.

Dita e martë mbetet pak a shumë në të njëtën tablo sinoptike ku fillon e kthjellët, vranësirat bëhen të dukshme gjatë mesditës dhe rrjedhimisht edhe prezenca e reshjeve në gjysmëlindore të vendit.

Meteorologia Tanja Porja tregon se e mërkura dhe enjtja sjellin stabilitet të kushteve të motit. Sigurisht që nuk mungojnë momenet e shkurtra me reshje të pakta në zonat të izoluara, në shtrirjen lindore. Por e premtja sjell sërish reshje për ta gjetur territorin shqiptarë me një fundjavë të lagësht.

Termometri nuk sjell ndryshime shumë të mëdha në vlerat e mëngjesit. Nëse sot kemi rreth 11°C vlera më e ulët, në zonat malore edhe për 3 ditët në vijim mbetemi pak a shumë në këto vlera.

Ndërsa kemi 30-31°C gjatë mesditës së sotme. Po ashu mbetemi në të njëtat vlera me një rritje të lehtë gjatë të mërkurës dhe të enjtes./albeu.com/