Sot në afërsi të zonës së TEG-ut një mjet ka shpërthyer si pasojë e një sasie tritoli që i është vënë në mjet. Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesit i mjetit, Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç me origjinë nga Berati.
Ende nuk dihet se kush ia ka vënë tritolin dhe për çfarë motit, por burime bëjnë më dije se Sadikaj ishte proceduar më parë për tentativë vrasjeje.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, duke bërë që i gjithë mjeti të shkatërrohej. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje./albeu.com