Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë. Një fëmijë 2 vjeç ka rënë nga kati i pestë i banesës dhe për pasoja ka ndërruar jetë. Ks nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com